Në forumin “Balkan’s Business and Investment”, i zhvilluar në Edirne, Turqi, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, mbajti fjalën e saj, duke nënvizuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.
Në këtë forum morën pjesë edhe Prof. Dr. Ömer Bolat, ministër i Tregtisë, dhe Mehmet Fatih Kacir, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë për Turqinë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike në rajon. Diskutimet përfshinë edhe vendet e tjera të Ballkanit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina dhe Bullgaria.
Ky forum, me takimet bilaterale, rrit vëmendjen dhe mundësitë që vendi ynë të ngrejë ura dhe lidhje të reja, sfiduese dhe njëkohësisht fitimprurëse për të ardhmen ekonomike të vendit, me horizonte të reja investimi, ide inovative në start-up dhe porta të reja biznesi./ata