Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar takime me ekipin e punonjësve të Kuvendit, për të inkurajuar punën profesionale dhe rritjen e performancës.

Spiropali u takua me stafin e Shërbimeve të Integrimit Evropian, Marrëdhënieve me Jashtë, Informacionit dhe Dokumentacionit, Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Shërbimit Administrativ.

Kryeparlamentarja theksoi se këto takime zhvillohen për të shtyrë përpara iniciativat ekzistuese dhe nxitur ide të reja modernizuese dhe zhvilluese në dobi të përdoruesve të shërbimeve tona, komunitetit të medias, atij akademik, qytetarëve si edhe bashkëpunimit e mbështetjes së institucioneve të pavarura./OraNews