Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik. Saphiu thotë se Rama, është i pari kryeministër në 80 vite që shkon të takojë diasporën në çdo qytet të SHBA dhe BE.

Po ashtu, Spahiu u ndal edhe tek vota e diasporës, për të cilën thotë se u mundësia për herë të parë nga qeveria socialiste.

“Për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon në çdo qytet ku jeton diaspora. Dua ta konstatoj këtë fakt, që kemi të bëjmë me fenomenin e parë që se kishim parë në asnjë lloj qeverie, komuniste, demokrate. Këtë se ka bërë as kryeministri Meta, Nano, Berisha, as Mehmet Shehu as Ramiz Alia. Arsyet përse shkon janë nga më të shumtat, Rama i njeh vetes të drejtën e legjitimitet për të shkuar të diaspora se për herë t parë aplikohet drejta për të votuar për qeverisjen në Tiranë. Me hir apo pahir, e vërteta e dytë është që socialistët janë qeverisja e parë që i njeh me ligj emigrantëve të drejtën për të votuar. Është një e drejtë e mohuar e shqiptarëve, kjo po bëhet realitet në zgjedhjet e 2025”, tha Spahiu në Report Tv.

Sa i takon incidentit me gazetarët shqiptarë që u mbajtën 3 orë në kufi nga pala greke, Spahiu thotë se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.

“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi. Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë. Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.

Për reformën në drejtësi, Spahiu thotë se u bë falë presionit të SHBA, ndërsa ngre pyetjen nëse do ekzistonte SPAK dhe a do arrestonte dot, nëse kryeministër do ishte Berisha?/Shqiptarja