Tetë palestinezë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në një sulm me dron izraelit në qytetin jugor Khan Younis të Rripit të Gazës.
Një burim mjekësor tha se vrasjet ndodhën kur një dron goditi një grumbull civilësh në lagjen Sheikh Nasser të qytetit Khan Younis.
Pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon me ofensivën shkatërruese në Gaza që nga sulmi i vitit të kalur nga grupi i rezistencës palestineze.
Të paktën 43.300 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 102 mijë të tjerë janë plagosur.
Izraeli përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza./aa