Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Budapest, Hungari në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian.

Gjatë punimeve të takimit, Rama bisedoi me liderë të vendeve pjesëmarrëse europiane, si Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri hungarez, Viktor Orban, Presidentin e Ukrainës, Zelensky, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, etj.

Në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Shqipëria do të marrë stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të vitit që vjen./ata