Maqedonia e Veriut, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pritet të marrë fondet e para të mbështetjes financiare nga Bashkimi Europian.

Për të fituar 52 milion eurot e para për zbatimin e axhendës së reformave për periudhën 2024-2027, vendi duhet të përmbushë disa kushte, të miratojë ligjet e duhura dhe të formojë strukturat e saj të zbatimit dhe monitorimit.

Ambasadorit i BE-së Mikalis Rokas tha në parlamentin e Maqedonisë së Veriut se plani i rritjes siguron qasje progresive në tregun e përbashkët e BE-së dhe siguri më të madhe për një rrugë më të besueshme drejt unionit.

“Sfidat që na presin janë vendosja e strukturave nacionale për zbatim, monitorim dhe raportim. Duke i ditur kapacitetet e dobëta administrative të shtetit, bashkëpunimi dhe koordinimi me Ministrinë për Cështje Evropiane dhe Ministrinë e Financave do të jetë të një rëndësie kyce për tu arritur rezultatet e nevojshme. Pasja e sistemeve të duhura për kontroll dhe ndjekje të zbatimit të agjendës së reformave tashmë merret parasysh edhe në planin e rritjes, edhe rregullat e tij dhe sistemi që duhet të vendosë vendi”.

Kuvendi duhet të miratojë ratifikim të instrumentit dhe marrëveshjes për huamarrje që të mundet ta kërkojë financimin për reformat, si dhe strukturat e zbatimit dhe monitorimit.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila i’u bashkua debatit, tha se bashkëpunimi i ministrisë përkatëse me Kuvendin është shumë i rëndësishëm kurse në zbatimin e agjendës, duhet të bëhet kujdes për sektorin e biznesit, për axhendën e gjelbër.
Axhenda përfshin hapa konkret për reforma në adminsitratën publike, tranzicionin e gjelbër, digjitalizim, sundim I ligjit, burimet njerëzore dhe mbështetje për ekonominë./Scan