Në fshatin Gllavë e Madhe në Memaliaj janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se i përkasin vendvarrimeve të vjetra.

Mbetjet kockore janë gjetur gjatë punimeve në aksin rrugor “Ballaban-Berat”. Policia njofton se mbetjet dyshohet se iu përkasin qenieve humane, të vendvarrimeve të vjetra të zonës.

“Ditën e djeshme gjatë kryerjes së punimeve në aksin rrugor “Ballaban-Berat”, në lagjen “Coraj”, në fshatin Gllavë e Madhe, janë gjetur mbetje kockore, që dyshohet se iu përkasin qenieve humane, të vendvarrimeve të vjetra të zonës”, njofton policia.

Policia ka referuar materialet për vlerësim në Prokurori./ata