Kanë kaluar 35 vjet të plota që nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë.

Muri, ndërtimi i të cilit filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe i cili e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore, u shemb më 9 nëntor të vitit 1989.

Gjermania u nda në dy pjesë, lindje dhe perëndim, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që muri, i cili ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë ende kujtohet si "muri i turpit", edhe pse kanë kaluar 35 vjet nga rënia e tij.

Gjermania, e cila pësoi disfatë në luftë, u nda në katër pjesë nga SHBA-ja, Britania, Franca dhe Bashkimi Sovjetik, të cilat vendosën ta ndajnë në katër pjesë edhe Berlinin, kryeqytetin gjerman deri në Luftën e Dytë Botërore./aa