“130 gjyqtarë dhe prokurorë i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të njeriut për të kundërshtuar proçesin e vettingut në Shqipëri”.
Burime pranë kësaj gjykate, thanë për Report TV se të gjithë aplikantët janë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, të cilët duan rikthimin në sistem. Ata kundërshtojnë gjetjet e dy shkallëve të rivlerësimit për pasuri të pajustifikuara apo kontakte me njerëzit e krimit.
Por në Strasburg kanë shkuar edhe individë të cilët janë dorëhequr nga detyra para procesit të vettingut dhe më pas janë penguar të kandidojnë për pozicione të larta, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.
“Deri më tani, Strasburgu ka dhënë 7 vendime mbi procesin shqiptar të vettingut. Por vetëm në një rast, në atë të Prokurores Antoneta Sevdari, Gjykata Evropiane ka vendosur rikthimin e saj në detyrë. Në rastet e tjera nuk është rrëzuar procesi i rivlerësimit ndaj tyre', raportoi gazetarja Esiona Konomi./Shqiptarja