Gjykata e Apelit të Posaçëm regjistroi dje ankimimet për masat e sigurisëndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK, i cili vendosi masën e arrestit me burg, pasi u ndalua teksa kthehej nga Kosova në hyrje të Tiranës nga forca të shumta policia. Po kështu SPAK vendosi detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Më 2 nëntor Kryemadhi ankimoi masën e sigurisë duke nisur në GJKKO kërkesën e saj përmes postës. Po kështu më 4 nëntor avokati i ish-Presidentit Ilir Meta dorëzoi ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Ish-çifti presidencial Meta e Kryemadhi po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

1. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

/GazetaShqiptare