Buxheti total për vitin 2025 për Emergjencat Civile është 5.4 miliardë lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në seancën dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, për projektbuxhetin e vitit 2025, u ndal tek mënyra si do të kryhen shpenzimet nga institucioni që ai drejton.
Çako tha se nisur nga angazhimi i këtij viti për implementimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe rehabilitimin e digave, vihet re një interes në rritje për aplikimin nga njësitë e qeverisjes vendore të projekteve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në uljen dhe parandalimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe rehabilitimin e tyre.
Duke folur për shpenzimet e buxhetit, Çako u shpreh se tavanet e përcaktuar për shpenzimet operative për vitin 2025 paraqiten në vlera totale 1.4 miliard lekë, prej të cilave, 191 milionë për paga dhe sigurime dhe 1.2 miliard për shpenzime të tjera korente.
Sa u takon tavaneve për investimet, Çako tha se janë përcaktuar në vlerën 4 miliard e 12 milionë lekë nga të cilat 2 miliard investime kapitale të brendshme dhe 2.12 miliardë investime të huaja.
“Investimet e huaja si dhe fondet që i akordohen bashkive. Realizimi i fondeve nuk menaxhohet nga Emergjencat Civile, por njësitë e pushtetit vendore”- tha Çako.
Sa i takon takon shpenzimeve kapitale, Çako tha se parashikohen në vlerën 1.8 mld lekë, në të cilën 1 mld lekë përfshihen fonde për investimet infrastrukturorë dhe blerje të pajisjeve për menaxhimin e fatkeqësive natyrore që i akordohen bashkive.
Po ashtu 300 milionë lekë fonde, sipas Çakos janë parashikuar për rehabilitimin e digave dhe rezervuarve, të cilët i akordohen bashkive.
Duke u ndalur tek kërkesat shtesë, Çako tha se synohet blerja e dy avionëve “Air Tractor” me kosto totale 13 milionë lekë.
“Në fokus të kërkesave shtesë në kuadër të vlerësimit të nevojave imediate për rritjen e kapaciteteve në mjete dhe pajisje si dhe në marrjen e masave parandaluese, Agjencia ka hartuar një plan investimesh afatshkurtër që synon blerjen e pajisjeve të ndryshme mjete IT, mjet të renda. Investime publike në marrjen e masave në kuadër të politikane kombëtare për parandalimin e rriskuat nga fatkeqësinë. Element i rëndësishëm është plani është projektoi për të blerë dy avionë Air Tractor me një kosto totale prej 13 milionë lekë, kosto që duhet të mbulohet nga buxheti i shtetit”- tha Çako.
Çako u shpreh se gjatë vitit 2024 janë kompensuar 1006 familje të prekura nga fatkeqësitë natyrore është kërkuar shtesë fondi./ata