Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), Liga Arabe dhe Unioni Afrikan nënshkruan dokumentin lidhur me krijimin e një mekanizmi bashkëpunimi trepalësh për të mbështetur kauzën palestineze.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite thuhet se "Organizata e Bashkëpunimit Islam, Liga Arabe dhe Komisioni i Unionit Afrikan nënshkruan dokumentin për krijimin e një mekanizmi trepalësh për të koordinuar përpjekjet e këtyre organizatave për të mbështetur kauzën palestineze".

Mekanizmi i zbatuar synon të intensifikojë përpjekjet e përbashkëta ndërmjet tre organizatave dhe të zhvillojë punën e përbashkët për temat që lidhen me çështjen e Palestinës, theksohet më tej. Nënshkrimi i dokumentit të mekanizmit trepalësh është bërë në kuadër të Samitit të Jashtëzakonshëm të Përbashkët OBI-Liga Arabe që u mbajt dje në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan dhe përfaqësues të shumë vendeve arabe dhe islame.

Takimi i parë i Samitit të Jashtëzakonshëm të Përbashkët OBI-Liga Arabe u mbajt më 11 nëntor 2023, si rezultat i bashkimit nën një çati të vetme i Samitit të Ligës Arabe dhe Samitit të 8-të të Jashtëzakonshëm Islam, që ishin planifikuar të mbaheshin në Rijad, për të trajtuar agresionin e Izraelit kundër popullit palestinez./aa