Mbështetësit pro palestinezë u mblodhën në San Francisco, shtetin amerikan të Kalifornisë dhe protestuan kundër qeverisë amerikane për shkak të mbështetjes së saj për Izraelin, i cili ka vazhduar sulmet në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Mbështetësit palestinezë u mblodhën në San Francisco.

Protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrimet "Ndaloni armatimin për krime lufte", "Ndaloni armatimin e Izraelit", "Veteranët duan embargo armësh". Ata protestonin ndaj SHBA-së për mbështetjen ndaj Izraelit me sloganin "Palestina e lirë".

Disa nga protestuesit vazhduan protestat e tyre duke u lidhur me zinxhirë përpara zyrës së senatorit demokrat, Alex Padilla./aa