Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti në një takim Sirpa Rautio, Drejtoresha e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA).
Gjatë takimit Manja tha se, Raporti i FRA-së, ka qenë një ndihmë e çmuar për Ministrinë e Drejtësisë në mbështetjen e të drejtave të viktimave.
“Ky raport ka luajtur një rol kyç në hartimin e strategjisë sonë për viktimat e krimit”, u shpreh ministri.
Manja shprehu angazhim dhe përkushtim për të bashkëpunuar ngushtësisht me FRA-në në hartimin e metodologjisë për mbledhjen e të dhënave mbi të drejtat e njeriut.
“Bashkëpunim mes dy institucioneve tona është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës”, theksoi Manja./ata