Disa pjesë të Spanjës po përgatiten për përmbytje më të rrezikshme, pasi paralajmërohet për një stuhi të re me një sasi të mëdha të reshjeve.
Reshjet e rrëmbyeshme vijnë vetëm 15 ditë pasi një stuhi shkaktoi përmbytje katastrofike, duke marrë jetën e të paktën 223 njerëzve dhe duke shkatërruar provincën Valencia.
Zona e prekur nga përmbytjet e kaluara edhe një herë është nën alarm portokalli për reshje të dendura të shiut. Dhjetëra komuna në Valencia kanë anuluar procesin mësimor.
Agjencia meteorologjike nuk ka parashikuar se Valencia do të kalojë më të keqen nga kjo stuhi, por sistemet e ujërave të zeza akoma mbeten plot platë nga përmbytjet e fundit, të cilat mund të komplikojnë kullimin.
Këtë herë, zonat nën alarmin e kuq janë rreth rajoneve Malaga dhe Tarragona.
Rreth 3 mijë njerëz në Malaga janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në brigjet e lumit Guadalhorce. E njëjta zonë ka përjetuar përmbytje edhe dy javë më parë.
Mbrëmë, banorët e provincës Malaga morën alarme telefonike duke i paralajmëruar për një “rrezik ekstrem të reshjeve” dhe duke i këshilluar të shmangin udhëtimet.
Shkollat nuk do të hapen gjatë ditës së sotme në të gjithë Malagan dhe bregun e Granadas.
Ndërkohë që disa rrugë po bllokohen, shkollat po mbyllen dhe linjat hekurudhore në Tarragona në jug të Katalonjës po bllokohen.
Masat parandaluese të sotme janë në kontrast me mungesën e një paralajmërimi të hershëm në Valencia dy javë më parë.
Atje, pavarësisht se ishin në alarm të kuq për reshje, banorët në përgjithësi nuk u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi ose të kërkojnë terrene më të larta derisa përmbytjet arritën nivele katastrofike.
Stuhitë u shkaktuan nga një fenomen i motit, i njohur si DANA në Spanjë. Sipas agjencisë meteorologjike spanjolle, kjo stuhi filloi të prekë Spanjën dje dhe pritet të zgjasë të paktën deri të premten.
Duke folur në Samitin e Ndryshimeve Klimatike (COP29), që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e lidhi intensitetin e këtyre ngjarjeve të motit me ndryshimet klimatike.
“Ndryshimet klimatike vrasin”, tha kryeministri Sanchez, duke kërkuar më shumë veprime për të reduktuar gazrat serrë për të parandaluar fatkeqësitë natyrore në të ardhmen./aa