Dita Botërore e Mirësisë kremtohet çdo 13 nëntor që prej vitit 1987, kur një grup i organizatave humanitare u mblodhën dhe nënshkruan Deklaratën e Mirësisë.

Në Ditën e Mirësisë, të gjithë inkurajohen të bëjnë vepra të mira si, dhurimi i librave, ushqimit ose rrobave për komunitetin lokal, gjë që do të ishte një mënyrë e shkëlqyer për të kremtuar këtë ditë. Një vepër e mirë, sipas Deklaratës së Mirësisë do të ishte edhe t’u mësonim fëmijëve vlerën e një akti të mirë.

Deklarata e Mirësisë, nënshkruar në Tokio, në 1997 thekson zotimin për t’u bashkuar për të ndërtuar një botë më të mirë dhe më të dhembshur. Qëllimi është të nxirren në pah veprat e mira në komunitet duke u fokusuar në fuqinë pozitive dhe fillin e përbashkët të mirësisë që lidh njerëzit anembanë globit.

Për momentin, po punohet që Lëvizja Botërore e Mirësisë të arrijë statusin zyrtar të njohjes nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ditë është bërë e njohur globalisht që nga krijimi i saj më shumë se dy dekada më parë. Ngjarjet e shumta që zhvillohen në këtë ditë tërheqin pjesëmarrës të panumërt nga të gjitha pjesët e globit. Kjo ditë është e mbushur me dashamirësi dhe aktivitete si grupe vallëzimi, koncerte, shpërndarja e kartave të mirësisë dhe akte të rastësishme dashamirësie, të tilla si pagesa e një vakti për dikë që ka vështirësi ekonomike apo dhe mbajtja e çantave për të moshuarit, akte të cilat nuk dalin kurrë nga “moda”./ata