Një incident i rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një i ri ka goditur me grusht një burrë me aftësi të kufizuara.

 

Kjo ngjarje e ndodhur jashtë një klubi nate në Bristol, është bërë virale në rrjete sociale nga një video e publikuar, ku duket qartë momenti kur i riu dhunon personin me aftësi të kufizuar, I cili rrëzohet nga karrigen e tij me rrota menjëherë pas goditjes.

 

Raportimet në mediat sociale kanë supozuar se i riu e kishte goditur burrin me aftësi të kufizuar sepse ai i kishte ‘prekur këmbën’ me karrocën e tij me rrota dhe se më pas është larguar me shpejtësi së bashku me miqtë që e shoqëronin.

 

Policia e Avon dhe Somerset kanë nisur një hetim pavarësisht se incidenti ende nuk është raportuar në polici.

 

‘Videoja është shpërndarë dhe shikuar gjerësisht dhe është e rëndësishme që të identifikojmë njerëzit në pamje.Po bëjmë përpjekje të mëtejshme sot për të identifikuar viktimën dhe ende po bëjmë apel që kushdo që ka informacion të dalë përpara” , tha Inspektori Adam Dolling.