Forcat Speciale shqiptare morën pjesë në stërvitjen “Wise Wolf – 24” të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për sigurinë, Forcat Speciale, së bashku me kolegët e tyre nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, morën pjesë në një nga stërvitjet më intensive të trupave elitare.

“Wise Wolf – 24” u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, ku u praktikuan qitja, infiltrimi nga ajri dhe teknikat e luftimit në qendrat e banuara.

Kjo stërvitje është e lidhur ngushtë me kalendarin e aktiviteteve të përbashkëta që organizohen nga FA me aleatët në rajon./ata