Ndeshja Francë-Izrael që do të luhet nesër në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve në Paris, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Përderisa vijojnë përgatitjet për ndeshjen që do të luhet në Stade de France, një stadium në periferinë e kryeqytetit francez Paris, nga ana tjetër edhe autoritetet e vendit janë duke marrë masat e nevojshme.

Tifozëve u kërkohet të mos vijnë në stadium me çanta dhe shishe ndërsa dyqanet përreth Stade de France do të mbyllin qepenat e tyre në orën 15:30 me kohën lokale, ndonëse ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45.

Pritet që në rrethin Saint-Denis gjithsej 4 mijë policë dhe xhandarmëri të jenë në detyrë.

Gjithashtu në kohën e ndeshjes në stadium do të jenë 1400 punonjës./aa