Harmonia e ngjyrave të vjeshtës në gjethet me formacionet gjeologjike të njohura si "oxhaqet e zanave" në Kapadokya tërheq vëmendjen e turistëve.

Kapadokya, e cila mirëpret vizitorët e saj me pasuri të ndryshme vizuale çdo stinë, aktualisht është e mbuluar me nuancat e verdhë dhe kafe.

Pemët dhe bimësia përreth "oxhaqeve të zanave", të formuara miliona vjet më parë, në vjeshtë e lanë ngjyrën e gjelbër dhe u kthyen në ngjyra të ndryshme, duke e bërë peizazhin e rajonit më unik.

Turistët dëshmojnë artin e natyrës në Kapadokya, një nga qendrat e rëndësishme turistike të Türkiyes, e cila është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Rajoni zbardhet me reshjet e borës në dimër, gjelbër në pranverë dhe verë dhe ngjyra të ndryshme lulesh, ndërsa ofron pamje përrallore për mysafirët e tij në vjeshtë.

Në Kapadokya, ku balonat me ajër të nxehtë zbukurojnë qiellin, disa turistë udhëtojnë me kalë nëpër peizazhin përrallor, ndërsa disa të tjerë marrin pjesë në shëtitje në lugina.

Ramazan Yıldırım, një turist për Anadolu tha se i pëlqente harmonia e ngjyrave që shfaqen në natyrë për shkak të kushteve sezonale. "Kemi ardhur në Göreme për të udhëtuar me familjen time. Jemi duke regjistruar pamjet që hasim. Pemët dhe format gjeografike specifike për Kapadokinë krijojnë një pamje të bukur", tha ai.

Almina Bilmez, nga ana e saj, tha se dëshironte ta shihte Kapadokinë me ngjyra të ndryshme. "Erdha për herë të parë. Ka një pamje shumë të bukur. Oxhaqet e zanave, balonat me ajër të nxehtë dhe ngjyrat e natyrës janë shumë harmonike", shtoi ajo./aa