Një çift bashkëshortësh së bashku me djalin e tyre, po ktheheshin nga Greqia në drejtim të vendit tonë, kur në vendin e quajtur “Bunkeri” në një kthesë të fortë mjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar poshtë rrugës.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur të tre pjesëtarët e familjes.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara duke mos lejuar të mbajë në kontroll mjetin në kthesën e fortë vetëm dy kilometra larg nga qyteti i Bilishtit.

Në këtë vend ka patur edhe aksidente të tjera, kjo sepse mungon sinjalistika e duhur për kthesa të tilla të forta. /vizionplus.tv