Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Orikum të Vlorës.

Incidenti ka ndodhur në verandën e banesës së një 68 vjeçare, e si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./VizionPlus