Në portin e Durrësit po përpunohen 10 571 tonë mallra dhe 191 njësi kontejnerike.

 

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se, po përpunohen 2 anije tregtare me 3700 tonë mallra si çimento dhe xhama në proces përpunimi, ndërsa janë në pritje për t’u përpunuar 2 anije me 6871 tonë mallra si çimento dhe melamin, si dhe 191 njësi kontejnerike.

 

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

 

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./ATSH