Autorieti Rrugor Shqiptar njofton përmes rrjeteve sociale se ka nisur puna për riparimin e aksit rrugor Bradashesh-Elbasan. Sipas njoftimit, puna do të vijojë një javë dhe nuk do të krijojë probleme në qarkullimin rrugor.

“Në Bradashesh-Elbasan në vijim të punës për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore me anë të kontratës së mirëmbajtjes rutinë përgjatë këtij segmenti rrugor po bëhet riparimi i asfaltit në pjesët e dëmtuara të tij”, bën të ditur ARRSH,

“Puna do të vazhdojë përreth një javë pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve”, përfundon njoftimi./ata