Në Rusi një tjetër politikane që kundërshton Vladimir Putin dyshohet se është helmuar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pas ngjarjes mund të jenë shërbimet sekrete të Vladimir Putin.

 

Një nga kundërshtaret e Vladimir Putin është sëmurur në mënyrë të papritur. Opozitarja Elvira Vikhareva ka pasur probleme me stomakun, mpirje të gjymtyrëve, të fikët dhe rënie të flokëve.

 

Analizat mjekësore kanë treguar se në gjakun e saj kishte element të substancave të rrezikshme kancerogjene dhe shumë toksike.

Situata e pazakontë shëndetësore e politikanes ka krijuar dyshime se kemi të bëjmë me një tjetër rast të eliminimit të kundërshtarëve politikë. Në një mënyrë të ngjashme, disa kohë më parë është helmuar dhe opozitari Aleksi Navalni.

 

Vikhareva tha se analiza e para i ka kryer në muajin dhjetor. Në rrjetet sociale ruse ajo ka bërë një postim të gjatë ku flet për rrezikun e jetës së saj nga regjimi që drejton Presidenti Vladimir Putin.

 

Ajo thotë se pavarësisht situatës shëndetësore nuk do të heq dorë nga lufta për më shumë të drejta të qytetarëve rusë. Politikania ruse thotë se Vladimir Putin po qeverisë më anë të frikës dhe sulmi ndaj saj synon trembjen e qytetarëve dhe kundërshtarëve të tjerë që nuk mendojnë njëlloj si Presidenti rus.