Kreu i PD Enkelejd Alibeaj po mban një konferencë për mediat ditën e sotme, për të folur mbi çështjet e fundit që janë diskutuar mbi PD dhe drejtuesin e saj.

 

Pas daljes së kandidaturës së Këlliçit me logon e LSI-së, Alibeaj është shprehur duke thënë se ai e ka pasur mundësinë të përfaqësohej me logon e PD. Kreu i PD nënkuptoi se grupi i Sali Berishës po i kërkon demokratëve të votojnë për listën e LSI-SË.

 

“Përsa i përket Tiranës më duhet të them dhe njëherë se Belind Këllici e ka patur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj që mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preferencë personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk më ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat me skinë të zgjatimeve të politikës së vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokratëve që në 14 maj të votojnë për listëën e LSI-së. E patë besoj sesi nën logon e kësaj partie do të jeteë dhe Belind Këllici dhe një listë që demokratëve do tu shitet si bashkëpunim apo aleancë.

 

Cfarëdo emri të përdorin, nuk do ja fshehin dot demokratëve dhe shqiptarëve që pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës është mënyra për të mbajtur peng demokratët dhe për ti detyruar që dhe njëherë tjetër të votojnë për një parti të majtë që përmes pazareve solli Edi Ramën në pushtet.”