Anija raketa hedhëse e klasit Helsinki RTOP 42 “Dubrovnik”,

është akostuar një ditë më parë në kalatën nr.5 të portit të Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “kjo anije është pjesë e flotës detare kroate dhe është angazhuar në misionet e NATO-s në Mesdhe”.

Anija luftarake ka mbërritur në Gjirin e Durrësit pas një udhëtimi njëditor nga Porti i Catanias, Itali. RTOP 42 “Dubrovnik” lundron nën flamurin kroat dhe ka një gjatësi prej 45 m dhe gjerësi 8m.