Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi 22 vjecarin Franko S, I akzuar për dhunë ndaj punonjësit të policisë

 

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për të riun që sulmoi efektivin e policisë në Kombinat

Gjykata e Tiranës më 28 mars 2023 ka vendosur detyrim paraqitje për të riun e akuzuar për sulmin ndaj policit

 

Kujtojmë se dje sipas bluve 22-vjeçari pasi ka goditur efektivin ka mundur të largohet, por është kapur nga forca të tjera të policisë, bashkë më vëllain e tij. 

 

Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 23:00 të datës 25 mars në rrugën "Aleksandri i Madh", në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.