Shqipëria vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në rrjetet sociale foto nga misionet dhe operacionet e forcave tona.

 

Peleshi shprehet se, “vendi ynë është pjesëmarrës aktiv në partneritetet me vendet jashtë Aleancës duke demonstruar përkushtimin tonë, në misione e operacione të shumta”.

 

Ministri tha se, angazhimi i Shqipërisë ndaj këtyre partneriteteve ndihmon në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit përtej kufijve të NATO-s.