Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një bashkëbisedim me shoqatën “Durrësi Autokton”.

 

Në një postim në rrjetet sociale Begaj ndau momente nga ky takim.

 

Begaj theksoi se, kjo shoqatë është promovuese e vlerave patriotike, historike, kulturore dhe arkelogjike të qytetit të Durrësit.

 

Shoqata “Durrësi Autokton” synon ruajtjen e vlerave kulturore, artistike dhe arkeologjike, evidentimin dhe vlerësimin e qytetarëve durrsakë dhe të huaj që kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të Durrësit.