Shefi i kabinetit të presidencës ukrainase, Andrij Yermak thotë se fakti që Rusia merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një goditje ndaj rregullave ndërkombëtare.
"Është shumë domethënëse që në ditën e festimit të një shteti terrorist, Iranit, një shtet tjetër terrorist, Rusia, fillon të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nuk është thjesht turp. Është një tjetër grusht shteti ndaj sistemit të rregullave të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkroi Andrij Yermak, shkruan në Twitter.