Një aksident tragjik në SHBA i ka marrë jetën një 23-vjeçareje shtatzënë, me origjinë nga Shqipëria, e identifikuar si Adriana Sylmetaj.

 

Mediat e huaja bëjnë me dije se e reja shtatëzanë ka qenë duke udhëtuar në automjet me partnerin e saj, Adem Nikeziç.

 

Dyshohet se shoferi ka qenë duke udhëtuat me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit, e si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Nga përplasja e fortë gruaja ka dalë nga makina dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa partneri ka mbetur i plagosur.

 

“Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte”, tha vëllai i saj, Al Sylmetaj për Daily News. “Ata po mendonin për emrat”-vijoi ai.

 

Nikeziq, pësoi vetëm lëndime të lehta. Mjekët e dërguan atë në Spitalin Universitar të Staten Island North në gjendje të qëndrueshme. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia, vrasje nga pakujdesia dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

 

I riu ndodhet ende i shtruar në spital dhe pret akuzën në Gjykatën Penale të Staten Island.

 

Nikeziq rezulton te jetë i arrestuar në vitin 2017 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe me patentë të pezulluar, thanë burimet policore. Në vitin 2019 ai u arrestua po ashtu për drejtim mjeti me leje të pezulluar dhe rezistencë ndaj arrestimit.

 

Vëllai i Sylmetajt tha se i dashurii së motrës ishte konsumator i pijeve alkolike.

 

“Kisha këtë ndjenjë se rezultati do të ishte i tillë,” tha Al Sylmetaj. “Sa herë që ishte nën ndikimin e alkoolit, jo se ishte i pakontrollueshëm, por se si e artikulonte veten.” “Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija një pije,” shtoi ai.