Kryeministri Edi Rama informoi sot se “të ardhurat vjetore nga turistët e huaj në vitin 2022 janë 2.84 miliardë euro, ose 36% më shumë se sa në vitin 2019.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Rama bëri të ditur se numri i turistëve në vitin 2022 arriti në 7.5 milionë.

 

Po ashtu, Rama solli në vëmendje edh enjë tjetër shifër të rëndësishme, atë të dyfishimit të të ardhurave në raport me numrin e turistëve.

 

“Rritja të ardhurave dy herë më shumë se numri i vizitorëve, se edhe kjo është shumë e rëndësishme, vizitorët janë rritur me 36%, ndërsa të ardhurat nga vizitorët janë rritur dy herë, që tregon se është rritur numri i ditëve të qëndrimit dhe është rritur konsumi i tyre në Shqipëri”, tha Rama.