Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka prezantuar sot te përfaqësuesi të bizneseve në zonën e Kombinatit planin e tij për uljen dhe heqjen e disa taksave e tarifave vendore.

 

 “Për bizensin e vogël edhe të mesëm do përgjysmojmë dy tarifat, hapësirën publike dhe gjelbërimin, pastrimin, dhe do heqim dhe taksën e infrastrukturës arsimore, do e bëjmë zero” .

 

Këlliçi shpjegoi edhe projektin për transportin publik falas në kryeqytet, nga ku sipas tij përfitojnë 200 mijë qytetarë.

 

“18 milionë Euro në vit shkon kjo punë, nga të cilat bashkia aktuale 1.5 milionë Euro i paguan. Me 16.5 milionë Euro paguhen 140 mijë bileta në ditë, që i paguajnë në Tiranë. “

 

Kandidati i opozitës garantoi banorët e kombinatit dhe kryeqytetit se pas 14 Majit do t`i japë fund abuzimit me pronën e qytetarëve.