Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është zotuar për të rindërtuar rajonin jugor të vendit, që u trondit nga dy tërmeti të fuqishëm dhe si pasojë humbën jetën mbi 50 mijë njerëz,

 

"Ne do t'i ngremë qytetet tona për një kohë të shkurtë dhe do të sigurohemi që njerëzit tanë të shohin të ardhmen me shpresë", tha presidenti Erdoğan, në një darkë iftari të organizuar në Ankara me ligjvënësit dhe viktimat e tërmetit.

 

Erdoğan tha se Türkiye brenda një viti planifikon të ndërtojë mjaftueshëm ndërtesa për nevojat e viktimave të tërmetit, duke shtuar se 319 mijë shtëpi do të ndërtohen gjatë asaj periudhe.

 

"Qytetarët tanë, shtëpitë e të cilëve u janë kthyer në të papërdorshme, na janë besuar neve derisa t'u dorëzohen vendbanimet e tyre të përhershme", shtoi Erdoğan.

 

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, si pasojë u prekën afër 14 milionë njerëz në Türkiyen jugore, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore./AA