Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla u urdhërua të paguajë afërsisht 3.2 milionë dollarë për një ish-punëtor me ngjyrë, i cili fitoi padinë për "ngacmim racist" që e kishte ngritur kundër kompanisë.

 

Sipas BBC, gjykata zbuloi dje se Owen Diaz, i cili punonte si operator ashensori në fabrikën në Fremont, Kaliforni, midis 2015 dhe 2016, ishte ekspozuar ndaj një mjedisi pune armiqësor racor.

 

Diazit u vendos që t'i jepen 3 milionë dollarë dëme jomateriale dhe 175 mijë dollarë kompensim për dëmet emocionale.

 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk në një deklaratë në Twitter tha se ai "respekton vendimin", duke thënë se rezultati ishte për shkak të mos lejimit të kompanisë për të paraqitur prova të reja.

 

Musk nuk dha detaje të provave të reja që Tesla do të paraqesë.

 

Duke pretenduar në padinë e saj se punëtorët me ngjyrë ndeshen rregullisht me fyerje raciste në muret e fabrikës dhe grafite raciste në banja, Diaz tha se një punëtor dëgjon fyerje raciste "50-100 herë në ditë".

 

Gjykata vendosi t'i paguajë Diaz-it 137 milionë dollarë dëmshpërblim në vitin 2021, por Tesla e refuzoi vendimin.

 

Vitin e kaluar, një gjykatës vendosi se shuma ishte e tepërt.