Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Fajancës” në qytetin e Korçës, ku një automjeti i është vënë flaka qëllimisht.

 

Policia ka bërë me dije se pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë.

 

Ndërkohë burime për ‘A2’ bëjnë me dije se gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë shihet një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse, ndërsa ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.

 

Deri më tani autori nuk është identifikuar, nuk është paraqitur për ndihmë në asnjë spital të juglindjes.

 

“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar”, njoftoi Policia.