Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka deklaruar sot se SPAK ka fsheur provat që vërtetojnë pafajsinë e liderit të opozites Sali Berisha.

Gjokutaj shpjegoi ky proces ka pasur shkelje në cdo stacion procedurial, dhe se në cdo hap të këtij procesi ka një kundërshtim më ligjin.

 

“Ky është një proces unik, unik për nga shkeljet në cdo stacion procedurial, në cdo hap të këtij procesi ka një kundërshtim me ligjin.

Figura e veprës penale të korrupsionit nuk ekziston, e jo më të ekzistojë bashkëpunimi i zotit Berisha me z.Malltezi.

Është çudi e madhe juridike që të thuash janë në bashkëpunim të dy në korrupsion pasiv. Dhe imagjinoni të kompromentosh vendimarrjen, nje ligj rregullues, që zoti Berisha e ka marrë në kuadrin të programit të tij qeverisës ku ka fituar me qindra mijëra shqiptar, dhe të diskutosh më tej korrupsionin e zotit Jamarbër Malltezi, i cili, duke qënë se kjo dispozitë kërkon domosdoshmëri të kesh qene zëdhënës i lartë, ose i zgjedhur nuk mund të akuzohet me këtë vepër./Bold