Gjatë një jave në Durrës janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe 3 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë pezulluar në total, 26 leje drejtimi, nga të cilat 20 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 6 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.