Katër persona kanë vdekur pas një aksidenti tragjik, ku një autobus i cili transportonte ekipin e futbollit Esporte Clube Vila Maria Helena u rrëzua 32 metra nga një urë në Brazil.

 

 

Mediat e huaja bëjnë me dije se 29 persona të tjerë u plagosën dhe se viktimat janë të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Mësohet se shoferi i autobusit humbi kontrollin teksa kalonte urën në BR-116 dhe automjeti ra me kokë poshtë në një përrua.

Skuadra e futbollit po kthehej në qytetin e tyre Duque de Caxias nga Ubaporanga, ku po luanin kundër Simonesias në një turne.