Më shumë se 30 fëmijë janë rikthyer në Ukrainë dhe janë bashkuar me familjet e tyre pasi u dërguan ilegalisht në Rusi.
Këtë lajm e ka dhënë organizata ukrainase “Save Ukraine”, ku thotë se fëmijët ishin rrëmbyer nga rusët në rajonet Kherson dhe Kharkiv, por fatmirësisht pas disa muajsh janë ribashkuar me familjet e tyre.
“Fëmijët e rrëmbyer nga rusët nga rajonet Kherson dhe Kharkiv janë ribashkuar me familjet e tyre pas disa muajsh ndarje. Fëmijët tani janë të sigurt ,por kanë nevojë për mbështetje psikologjik”, shkruan organizata ukrainase.
Akuzat për dërgimin ilegal të fëmijëve nga Ukraina në Rusi përbëjnë bazën e akuzave për krime lufte të ngritura kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarit të lartë, Maria Lvova-Belova, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare muajin e kaluar.
Ukraina ka thënë se janë më shumë se 16,000 raste të tilla nën hetim.