Një pallat 4-katësh është shembur në orët e vona të mbrëmjes në Marsejë të Francës, për motive ende të paqarta.

 

Në momentet e shembjes, një flakë e madhe ka përfshirë pallatin që ndodhet në rrugën Tivoli të qytetit francez, që e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave të kërkim shpëtimit, për evakuimin e personave nën rrënoja.

 

 

Deri tani 11 persona janë dërguar në spital, mes të cilëve dy fëmijë, ndërkohë që të tjerë mendohet të jenë të bllokuar. Shkaku i rrëzimit të pallatit është ende i paqartë.

 

Shefi i zjarrfikësve deklaron se më shumë se 100 efektivë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilët po luftojnë me kohën, për të ndihmuar personat në vështirësi.

Aktualisht, të gjitha rrugët që të çojnë drejt pallatit të shembur janë rrethuar nga policia.