Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka deklaruar se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe ndaj besimtarëve janë të papranueshme.

 

Në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në Twitter, ministri Al Thani theksoi se sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, ndaj besimtarëve që kryejnë adhurime si dhe përpjekja për të ndryshuar statusin historik dhe ligjor të Xhamisë Al-Aksa janë të papranueshme.

 

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Palestinës", tha më tej Al Thani.

 

- Çfarë ka ndodhur?

 

Ndërhyrja e policisë izraelite dy net njëra pas tjetrës duke përdorur forcë joproporcionale me bomba zëri, plumba plastik dhe shkopinj gome ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, përshkallëzoi tensionet dhe shkaktoi incidente në Kudsin Lindor.

 

Tensioni që filloi në rajon më 4 prill me bastisjen e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa, u përshkallëzuar edhe më tej me sulmet e kryera natën e të premtes më 7 prill nga Izraeli ndaj Gazës dhe Libanit. Kundër kësaj në drejtim të Izraelit u lëshuan raketa edhe nga Gaza./AA