Situata hidrike aspak e favorshme në vitin 2022 bëri që disa qindra milionë euro të shkonin për blerje në tregun e lirë. edhe pse si sasi mund të mos ishin të mëdha sërish çmimet stratosferike krijuan një situatë problematike financiare.

 

Panorama duket se ndryshoi saktësisht në muajin nëntor kur filluan shirat edhe pse të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë raportohen me 4 mujore.

 

Referuar këtyre të dhënave prodhimi vendas neto ishte 7 milionë Mwh ndërkohë që konsumi ishte 7.9 milionë MWh. Pra prodhimi vendas ishte sa 88 për qind e konsumit.

 

Deri në gusht prodhimi neto vendas ishte 4.6 milionë MWh çka do të thotë se të paktën 42 për qind e prodhimit total të vitit të shkuar u prodhua në fund të vitit duke bërë edhe diferencën dhe duke sjellë një lehtësim të madh për tregun.

 

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare prodhoi vetëm 48.7 për qind të prodhimit neto vendas ndërkohë që diferenca është prodhuar nga hidrocentralet e pavarur, ata koncesionarë që u vunë në detyrimin e shërbimit publik deri në fund të emergjencës si dhe prodhues të të tjerë fotovolatikë që mbeten modestë.

 

Për shkak të çmimeve gjatë vitit 2022 tregu i energjisë ndali edhe reformën e liberalizimit të plotë të bizneseve të lidhur në tension të mesëm. Për shkak të pamundësisë për të përballuar çmime që ishin katër herë më të larta sesa mesatarja që këto biznese paguanin më herët përmes një marrëveshje mes KESH dhe OSHEE këto biznese u furnizuan me çmim preferencial.

 

Furnizuesi i Mundësisë së Fundit merrte energjinë që sigurohej poër këtë nkategori nga një kontratë mes Furnizuesit të Tregut të Lirë dhe KESH me çmim 12 lekë/këh. Konkretisht për FMF ka shkuar një sasi mbi 1.1 milionë MËh çka në raport me prodhimin total të KESH ky grup ka marrë 28.5 për qind të prodhimit që ka ardhur nga KESH.

 

Sa i takon depozitimit të dhënat zyrtare tregojë për 369 mijë MWh energji dhe në këto procedura është e angazhuar direkt Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Shkëmbimet zunë në vitin 2022 rreth 9.5 për qind të prodhimit të KESH. Tentativat e vazhdueshme të Korporatës për të zhvilluar disa procedura të kësaj natyre nuk rezultuan të suksesshme pasi nuk shiheshin sit ë leverdishme ekonomikisht nga tregu.

 

Prodhimi i fotovolatikëve në vend ishte rreth 50 mijë MWH apo më pak se 0.7 për qind e totalit të prodhimit neto vendas./Monitor