Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e implikuar në dosjen “Shpirti”.

 

Mësohet se në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar shkuan në 100 vite.

 

Aleks Memaj – 15/10 vjet

Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12/8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet

Toni Kushi – 12/8 vjet

Mariglen Çaçi – 12/8 vjet

Aleksandër Neço – 12/8 vjet

Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet

Malton Lleshi – 12/8 vjet

Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3/2 vjet

 

Operacioni “Shpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në Korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale.

 

Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona ndërsa u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

 

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin.

 

Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm,  Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.