Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.

 

 

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe e cila do të mbahet në datën 20 Maj në sheshin “Nënë Tereza”.

 

“Colour Day Festival. Festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj – Sheshi ‘Nënë Tereza’ – Hyrja Falas”, shkruan Veliaj.

 

Në skenë do të performojnë disa nga artistët më në zë të momentit dhe dj e njohur që do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në një spektakël të vërtetë ngjyrash.