Duke filluar nga dita e hënë 3 korrik do të mbyllen sportelet e kadastrës.
Në prezantimin e kësaj reforme këtë të premte u bë e ditur se gjithçka do të jetë online me nënshkrim e me vulë elektronike.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të mos shkojnë më në Kadastër fizikisht se nuk do i presë askush.
“Ditën e hënë në 3 korrik, Kadastra nuk është më e aksesushme për publikun, askush nuk mund të bëjë asgjë në Kadastër, sepse askush nuk do mundet dot që t’ju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjt, apo miqtë për miqve në Kadastër, nuk do ju përgjigjet, se nuk do ketë gjë në dorë, Kadastra do jetë një makineri digjitale dhe punonjësit aty brenda, që një pjesë kanë kërkuar të largohen, se nuk kanë ca bëjnë më, nuk e devijojnë më në asnjë drejtim sipas dëshirës, nuk ka më zgjidh ti se kujt do i shërbesh”, tha Rama.