Presidenti Bajram Begaj i dërgoi mesazh urimi presidentit të sapozgjedhur hungarez,  Tamás Sulyok.

Begaj në mesazhin e urimit për zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Hungarisë shpreh angazhimin për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Urime, Tamás Sulyok, për zgjedhjen si President i Hungarisë. Mezi pres të punojmë së bashku, të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin zyrtar në platformën X.

Sulyok u zgjodh të hënën në krye të shtetit me votat e parlamentit hungarez./ata