Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar.

 

Lefter Alla kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e “Arrestit në burg”.

 

Ai nuk u paraqit në seancë, por përfaqesohej nga avokati i tij. Ish-kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.

 

Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.