Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është hapur Spitali Qendror në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitar “Nënë Tereza” me 7 shërbimet e para mjekësore.

 

 

Rama ka njoftuar se po vijon plani i transformimit të plotë të të gjitha shërbimeve për të garantuar cilësi më të mirë të shërbimit për pacientët në këtë spital.

 

“Hapet Spitali Qendror në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me 7 shërbimet e para mjekësore, teksa vijon plani i transferimit të plotë të të gjithë shërbimeve, për të garantuar cilësinë më të mirë të shërbimit për pacientët në këtë spital ultramodern”, ka shkruar Rama.